Kevin Durant, dy herë kampion dhe një nga basketbollistët më të mirë të NBA-s, gjatë ditës së martë (1 korrik) do të bëhet lojtar i lirë.
Siç shkruan ESPN, basketbollisti amerikan ka refuzuar një ofertë të skuadrës ku luan, Golden State Warriors, i cili i ka ofruar një pagë vjetore prej 31,5 milionë eurove për të vazhduar bashkpunimin shkruan Telegrafi
Lojtari aktualisht është duke u shëruar pas një dëmtimi të ligamenteve të këmbës së djathtë dhe thuhet se do të humb pjesën më të madhe të sezonit.
Durant dhe menaxheri i tij, Rich Kleiman, siç ka mësuar rrjeti kabllor amerikan, aktualisht gjenden në New York ku po shqyrtojnë disa prej alternativave që kanë në dispozicion.
Raportohet se 32-vjeçari ka në dispozicion oferta të majme nga skuadrat e tilla, si New York Knicks, Brooklyn Nets dhe Los Angeles Clippers.
Basketbollisti është duke pritur një ofertë prej 164 milionë eurove, e cila do ta mbante edhe katër vjet si lojtar aktiv në ligën elitare amerikane.
Ndryshe, Warriros kanë kërkuar që lojtari të nënshkruaj një kontratë pesëvjeçare, e cila së bashku me bonuset do të bëjë që lojtari të fitojë 221 milionë euro.
Osmani jep mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë”
Kurti: Lufta e UÇK-së ishte luftë e kulluar çlirimtare ̵...
Rifat Jashari pritet me duartrokitje nga qytetarët në paraka...
Hamza: UÇK-ja nuk ishte ndërmarrje kriminale, ishte ushtri ç...
Kurti: Ish-krerët e UÇK-së po akuzohen padrejtësisht sepse g...
Haxhiu: 17 shkurti u arrit me sakrificën e dëshmorëve