Këshilli i Federatës – Dhoma e Lartë e Parlamentit rus, miratoi projektligjin lidhur me tërheqjen e Rusisë nga Marrëveshja e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi (INF), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit, projektligji për tërheqjen e Rusisë nga INF u miratua në mënyrë unanime.
Projektligji i miratuar pritet të miratohet edhe nga presidenti rus Vladimir Putin.
SHBA-ja më parë njoftoi tërheqjen e njëanshme nga Marrëveshja e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi (INF) të nënshkruar me Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) në vitin 1987, marrëveshje kjo e cila parashikon ndalimin e raketave me kokë bërthamore të cilat kanë një rreze veprimi nga 500 deri në 5.500 kilometra.
Ndërkohë që pas tërheqjes së njëanshme të SHBA-ve, edhe Putin si kundërpërgjigje nënshkroi dekretin në lidhje me pezullimin e INF-së.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026