Bagdadi nuk do t’i lejojë Shtetet e Bashkuara të përdorin bazat e tyre në territorin e Irakut për një sulm ndaj Iranit fqinj, tha presidenti i Irakut Barham Salih.
“Ne nuk duam që territori ynë të jetë një post stacionar për çdo veprim armiqësor ndaj cilitdo prej fqinjëve tanë, përfshirë Iranin. Kjo sigurisht nuk është pjesë e marrëveshjes midis qeverisë së Irakut dhe Shteteve të Bashkuara”, tha Salih për transmetuesin CNN, transmeton portali arbresh.info.
Në një intervistë me CBS në shkurt, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Trump tha se Shtetet e Bashkuara po mbanin praninë e saj ushtarake në Irak në mënyrë që të mund të “mbikëqyrin Iranin”.
Pas deklaratës, nënkryetari i parë i parlamentit irakian Hassan Kaabi tha se legjislativi kishte për qëllim të përpunonte një projektligj për ndërprerjen e marrëveshjes së sigurisë me Shtetet e Bashkuara, që do të çojë në tërheqjen e të gjitha trupave të huaja nga vendi.
Salih pastaj gjithashtu vuri në dukje se Uashingtoni nuk kërkoi leje nga Bagdadi për të vendosur trupat amerikane në vend në mënyrë që të “shikonte” Teheranin.
Shtetet e Bashkuara fillimisht dërguan dhjetëra mijëra trupa në Irak në fillim të viteve 2000 si pjesë e ndërhyrjes ushtarake të udhëhequr nga SHBA./Arbresh.info/
Kurti mirëpret miratimin e buxhetit, tregon se ku do të rrit...
Komandanti i KFOR-it takohet me zëvendësshefin e Forcave të ...
Pritet të nisë protesta e tretë kombëtare e PD, mbi 1300 efe...
“Vendim i turpshëm”, Trump reagon pasi Gjykata Supreme rrëzo...
Fondacioni Behgjet Pacolli shpërndan pako ushqimore për fami...
“Kosova krah SHBA-së”, Osmani falënderon Trumpin për partner...