Presidenti i Vëllaznimit, Agim Cana ka vendosur që të jap dorëheqje nga posti.
Kreu i skuadrës gjakovare u denua javën e kaluar nga Federata e Futbollit të Kosovës me 6 muaj mos ushtrim të detyrës pas deklaratave të tij në zhveshtoret e këtij klubi, ku akuzonte se ndeshja ‘Trepça ’89 – Vëllaznimi’ ishte trukuar.
Burime të Indeksonline brenda Vëllaznimit bëjnë të ditur që së bashku me Canën do të dorëhiqet një pjesë e madhe e kryesisë aktuale.
Cana u emërua president i ‘kuq e zinjëve’ në janar të vitit 2018 dhe sivjet synimi kryesor i tij ishte kthimi i Vëllaznimit në Superligë.
Por gjakovarët nuk arritën objektivin pasi humbën 4-2 në ndeshjen vendimtare të barazhit kundër Trepçës 89.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira