Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, thotë se pjesëmarrja e Kosovës në javën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së, tregon se Kosova po zë vend të rëndësishëm në politikbërjen ndërkombëtare.
“Pjesëmarrja është me një rëndësi të vecantë për Kosovën sepse na jep mundësinë të takojmë krerë të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën”, ka thënë Jahjaga në një intervistë për RTK’në.
Ajo ka thënë se konsolidimi i Kosovës në proceset e integrimeve, bëhet duke lobuar vazhdimisht.
“Konsoludimi i Kosovës dhe procesi i integrimit të organizatat ndërkombëtare që është priroritet i politikës sonë të jashtme varet nga lobimi i vazhdueshëm”, ka thënë ajo.
“Prania e Kosovës në ngjarjet kryesore të kësaj jave, është treguesi më i mirë se Kosova tashmë konsiderohet si pjesë e pandashme e sistemeve ndërkombëtare dhe kontribuues i barabartë me shtetet tjera”, tha veç tjerash Jahjaga.
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...