“Është shumë me rëndësi që të shikojmë kah e ardhmja për ndërtimin e paqes, dhe të hapet perspektivë për gjeneratën e re të Kosovës”, ka thënë komandanti i Forcave paqësore të KFOR-it në Kosovë, gjeneral major Lorenzo D’Addario.
Nga ana tjetër Tahiri e ka njoftuar komandantin e KFOR-it për raportet e Komunës me njësitë e KFOR-it në Vushtrri.
Tahiri po ashtu ka falënderuar NATO-n dhe KFOR-in për gjithçka çfarë kanë bërë për lirinë e Kosovës, por më pas edhe për ndërtimin e paqes në Vushtrri dhe gjithë Kosovën në këto 20 vite.
