Dy të rinjtë kanë vjedhur një sasi eurosh në banesën e xhaxhait të 17-vjeçares. Sipas policisë, i riu me inicialet E.Ç, 22 vjeç dhe e dashura e tij e mitura me inicialet Xh.Z., kanë vjedhur euro në banesën e personit me inicialet E.Z.
Ndërkaq, materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Ndalohet nga policia një 22 vjeçar si dhe proçedohet në gjendje të lirë një 17 vjeçare.
Në vijim të punës për evidentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, zbardhjen si dhe kapjen e autorëve, Specialistët për Hetimin e Krimit bënë ndalimin e shtetasit E.Ç, 22 vjeç, banues në fshatin Lybeshë, si dhe proçeduan në gjendje të lirë shtetasen Xh.Z, 17 vjeçe, banuese në Ullinjas Berat.
Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur një sasi eurosh në banesën e shtetasit E.Z, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C
Sot, Kosova voton!
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C