Kryeministri i Kroacisë, Zoran Milanoviq më herët gjatë ditës në Zagreb, në hapje të Qendrës “Biocentre”, gjatë konferencës me gazetarë, kur është pyetur për takimin midis presidentit serb Nikoliq dhe presidentes kroate Kolinda Grabar Kitaroviq në New York, është përgjigjur me ironi dhe përulje për Nikoliqin duke thënë: “E kush është Nikoliqi?”
Po ashtu, kryeministri kroat përmendi edhe kryeministrin serb Vuçiq, duke thënë se nuk dëshiron që të flasë me Vuçiqin, transmeton Indeksonline.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit serb Vuçiq. Ai ka thënë se do të takohej edhe me “dreqin e zi” nëse do të ishte në të mirë të Serbinë, stabilitetin rajonal, si dhe për të mirën e miqve dhe marrëdhënieve të mira midis kombeve.
Sipas Vuçiq, për këto deklarata Millanoviqi do të pendohet, dhe se Serbia është gjithmonë e gatshme për bisedime për hir të stabilitetit në rajon.
“Personalisht do të takohesha edhe me dreqin e zi nëse do të ishte beneficionale për Serbinë dhe stabilitetin rajonal, për të mirën e miqve dhe marrëdhënieve të mira midis kombeve”, ka thënë Vuçiq për Tanjug. /Indeksonline/
U raportua i zhdukur, gjendet personi në Zveçan
Manipulimet me vota, nisin hetimet edhe në Gjilan
Çmimet e arit dhe argjendit kolapsojnë: A duhet të blini apo...
Therja me thikë në Fushë Kosovë, arrestohen katër persona
Tri transferimet që Flick kërkon nga Barcelona gjatë verës
“E urrej veten”, Benita i bie pishman që ka shprehur pëlqim ...