Sot është mbajtur Kuvendi zgjedhor i Degës së Parë të LDK-së në Kodrën e Trimave.
Kryetar i kësaj dege u zgjedh Ismet Beqiri me 88 vota pro dhe asnjë kundër.
Agim Veliu e Lirie Kajtazi e monitoruan procesin nga kryesia qendrore. Ky është mandati i pestë i Ismet Beqirit në krye të kësaj dege.
Përmes një postimi në Facebook, Beqiri ka falënderuar të gjithë atë që e kanë votuar.
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Ismet Beqirit:
“Të dashur miq,
Anëtarë dhe simpatizant të LDK-së,
Sot u mbajt Kuvendi zgjedhor i Degës së I-rë Kodra e Trimave në Prishtinë.
Pas përfundimit të suksesshëm të Kuvendeve zgjedhore në 20 Nëndegë, ku u zgjodhën Kryetarët e Nëndegëve,
Kryesitë e Nëndegëve (me diku 210 anëtarë)dhe Delegatët e degës(96).
U mbajt edhe Kuvendi zgjedhor i Degës.
Falenderoj Delegatët për përkrahjen unanime të tyre,(88 vota), për besimin e dhënë në rrugëtimin tonë mëtejmë të përbashkët.
Kuvendi poashtu zgjodhi Kryesinë e re të Degës dhe Delegatët për Kuvendin Qendror të LDK-së.
Falenderim i veqant për Komisionin e Degës dhe 20 Kryetarët e nëndegëve për punën e madhe e të palodhshme.
Anëtaresia dhe veprimtarët e LDK-së të Kodrës së Trimave janë burim frymëzimi për punën time.
Edhe ky Kuvend, Delegatët e tij, ua mbyllen gojën gjithë dashakqinjëve,
Dega e I-rë e LDK-së, mbetet bastion i fuqishëm.
Është nder, privilegj dhe përgjegjesi me qenë me këta qytetarë të mrekullueshëm të Kodres së Trimave.
Kam qenë dhe do të jem gjithmonë në shërbim të tyre.
Zoti ju bekoftë,
Faleminderit të gjithëve
I juaji Ismet Beqiri.”, ka shkruar ai.
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK