Afërsisht 230 mijë nxënës sirianë kanë nisur sot mësimin në Turqi, ku 190 mijë prej tyre në kampet e arsimit të veçantë dhe në qendrat e përkohshme arsimore për sirianët si dhe 40 mijë të tjerë në shkollat shtetërore, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtoresha e Arsimit në Qarkun Altındağ në Anakara, Şefika Biçer, me rastin e fillimit të mësimit për 1 mijë e 100 nxënës ka kryer një vizitë në shkollën fillore Fatih Sultan Mehmet.
Biçer në deklaratën e saj këtu për gazetarin e AA-së theksoi se në Turqi kanë filluar mësimin afërsisht 230 mijë nxënës, ku 85 mijë prej tyre kanë filluar mësimin në 34 kampet me arsim të veçantë për sirianët, 105 mijë të tjerë në 240 qendrat e përkohshme arsimore të ngritura jashtë kampeve si dhe 40 mijë nxënës të tjerë në shkollat shtetërore.
Biçer duke vënë në dukje se vetëm në rajonin Altındağ nga klasa 1 e deri në klasën 10 ndodhen 1 mijë e 700 nxënës sirianë tha se edhe në shkollat e tjera janë regjistruar nxënës sirianë.
Duke thekuar se me hapjen e qendrave të reja arsimore në rajon ata synojnë që të arsimohen 2 mijë e 500 nxënës, Biçer u shpreh se ndaj nxënësve sirianë jepet arsim sipas programit mësimor në Siri si dhe 5 orë turqisht në javë.
Biçer ka shtuar më tej se librat e turqishtes për nxënësit sirianë janë botuar nga prefektura e Ankarasë, ndërsa librat shkollorë nga Ministria e Arsimit dhe se sirianët me profesione si mjekë, avokatë, inxhinierë japin mësim vullnetarisht për këto nxënës. Biçer ka shtuar ndër të tjera se: “Ne vazhdojmë të jemi një dritë shprese për sirianët”.
Ndërsa Hanifi Arslan drejtori i shkollës fillore Fatih Sultan Mehmet ka theksuar se nxënësit turq arsimohen paradite, ndërsa nxënësit sirianë në orët e pasdites dhe se mes tyre nuk ka asnjë problem për përshtatje.
Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit kanë njoftuar se ata synojnë që deri në fund të këtij viti të hapin vende të tjera arsimore si dhe të arsimohen 370 mijë nxënës sirianë.
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...