Duke treguar shumë mundësi për zgjidhje të mosmarrëveshjeve përmes ndërmjetësimit, komisioni për ndërmjetësim, që është në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, për një javë zhvilloi një fushatë duke shpërndarë fletushka që përmbajnë informacione për ndërmjetësimin.
Me qëllim që të forcojnë besimin e qytetarëve tek ky institut, që nga data 22 e këtij muaji, e deri sot anëtarët e komisionit në sheshin “Nënë Tereza”, përmes informacioneve, njoftuan qytetarët se cilat mosmarrëveshje mund t’i zgjidh ndërmjetësimi dhe pse duhet zgjidhur ky institut.
Kryetarja e komisionit për ndërmjetësim, Lindita Ademi thotë se ndërmjetësimi është mundësia më e mirë dhe më pak e kushtueshme që qytetarët t’i qasen institucioneve të drejtësisë.
“Qëllimi i kësaj fushate dhe synimi përmes kësaj fushate, ndërmjetësimi si institut i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, ka për synim lehtësimin e qytetarëve që t’iu qasen sistemit të drejtësisë, konsiderohet si alternativë dh e mundësi e mirë që të zvogëlohet numri i lëndëve në gjykata dhe prokurori”, tha ajo.
Përmes kësaj fushate, që po përfundon sot, Ademi tha se kanë arritë që sado pak të ngrisin vetëdijen e qytetarëve në këtë drejtim.
“Po shpresoj që kemi arritë në një farë forme të vetdijësojmë qytetarët dhe opinionin në përgjithësi rreth vlerave dhe përparësive që bartë ky institut në vete…..është mirëpritë shumë nga qytetarët dhe në një farë forme ka pas mundësi që të njoftohen për së afërmi rreth shërbimeve që ofron ky mekanizëm dhe po shpresojmë që kemi arritë sado pak të ngrisim vetëdijen e qytetarëve”, tha ajo.
Kjo fushatë u mbështetë nga UNDP. Komisioni për ndërmjetësim është organ i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, përfaqësohe t nga institucionet si Këshilli Gjyqësor, Këshilli Prokurorial, Oda e Avokatëve dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...