Kur këngëtarja Selena Gomez deklaroi se e ka larguar aplikacionin e Instagramit nga telefoni për shkak të shëndetit mendor, ky lajm bëri bujë gjithandej.
Madje, një reagim erdhi edhe nga drejtori ekzekutiv i platformës sociale, Adam Mosseri, i cili u pyet BBC Radio 1 Newseat për këtë qëndrim të Gomez, e cila e tha javën e kaluar në Live With Kelly and Ryan.
Gomez u ka treguar të gjithëve se përse ajo nuk e ka konsideruar këtë aplikacion të shëndetshëm për të rinjtë: “Unë e kam përdorur shumë këtë , por mendoj që është i dëmshëm për të rinjtë, përfshirë edhe veten time”.
“Më ka vënë në depresion dhe më bënte të ndihesha keq dhe për këtë e hoqa nga telefoni. Unë e kam këtë në një telefon tjetër dhe kur më duhet të ndaj diçka me fansat e mi, e shikoj aty”, ka deklaruar më tej Gomez.
Mosseri ka thënë se ishte zhgënjyer nga ky veprim i këngëtares, pasi ajo ishte personi i tretë më i ndjekur në botë. “Ajo ka mbi 100 milionë ndjekës, është një pjesë e botës”.
Ai vazhdon se “njerëzit nuk duhet të bien në depresion nëse e përdorin këtë platformë, por ne nuk nuk mund t’i ndalim njerëzit të thonë gjëra rreth kësaj, ky është balancimi”. Adam thotë se është i hapur nëse Selena do të flasë me të rreth kësaj çështjeje: “Ne i duam kritikat, ne jemi të hapur për biseda”. /Telegrafi/
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...