Abdullah Morsi, djali i Mohamed Morsit presidentit të parë dhe të vetëm i zgjedhur në mënyrë demokratike i cili ndërroi jetë në sallën e gjyqit në Egjipt tha se autoritetet egjiptiane nuk lejuan zhvillimin e ceremonisë për pritjen e ngushëllimeve për babain e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë në llogarinë e rrjetit social, Abdullah Morsi tha se autoritetet egjiptiane kanë penguar që të zhvillohet një ceremoni për pritjen e ngushëllimeve dhe një funeral të denjë për babain e tij i cili është presidenti i parë i zgjedhur në historinë e vendit.
“Madje, nuk na kanë lejuar që edhe në shtëpinë e babait tonë të zhvillojmë një ceremoni për pritjen e ngushëllimeve”, thekson më tej Abdullah Morsi.
Krahas kësaj pasi ka shprehur kënaqësinë që pavarësisht kufizimeve në Egjipt në shumë vende të botës janë falur namazet e xhenazes në mungesë për babain e tij, Abdullah Morsi tha: “O babai im, çfarë ka patur mes jush dhe Allahut, që miliona myslimanë në botë falën namazin e xhenazes për ty?.
Ndërkohë që nga autoritetet egjiptiane nuk është bërë ndonjë deklaratë në lidhje me çështjen.
– Ndërroi jetë në sallën e gjyqit
Ish-presidenti 67 vjeçar Morsi i cili u rrëzua nga pushteti me një grusht shteti ushtarak ndërroi jetë me 17 qershor në sallën e gjyqit ku ai po gjykohej me akuzat për “spiunazh” në emër të Hamasit dhe arratisje nga burgu Vadi en-Natrun”.
Morsi u zgjodh president i parë në historinë e vendit me zgjedhje në rrugë demokratike në vitin 2012 pas një revolucioni popullor në vitin 2011, që e detyroi ish-presidentin Hosni Mubarak të japë dorëheqjen.
Më 3 korrik të vitit 2013 ai u rrëzua nga detyra përmes një puçi ushtarak nga ministri i atëhershëm i Mbrojtjes dhe më pas president i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi.
Në televizionin shtetëror të Egjiptit u pretendua se “Mohammed Morsi kishte një tumor beninj dhe ishte nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore ndërsa vdekja u shkaktua nga një sulm në zemër” pasi humbi vetëdijen në sallën e gjyqit.
Presidenti i parë i Egjiptit i zgjedhur në rrugë demokratike, Mohamed Morsi është varrosur nën masa intensive sigurie në Kajro në orën 05.00 sipas kohës lokale. Varrimi i Morsit është zhvilluar vetëm me pjesëmarrjen e familjes dhe avokatëve. Ai u varros në varrezat në lindje të Kajros, ku varrosen pasuesit e Vëllazërisë Myslimane (Ihvan) në lagjen Medinet Nasr.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...