Gjatë tryezës së zhvilluar sot në Tiranë nga Lëvizja Vetëvendosje, edhe historianë shqiptarë, si Pëllumb Xhufi, dolën kundër projektit të Zajednicës duke e quajtur atë; ‘një gjëmë e madhe për Shqipërinë dhe Kosovën”.
Xhufi tha se ka shumë motive për tu shqetësuar, duke filluar që nga kuptimi racor e deri te rreziku që në të ardhmen Zajednica mund të kërkojë të zgjerohet me komuna shqiptare, pasi kompetencat janë.
“Shumë gjëra po ndodhin jashtë vëmendjes, jashtë interesit qytetar, të institucioneve, mes tyre dhe kjo gjëmë e fundit, që unë do ta quaja vërtet gjëmë, siç është marrëveshja e gushtit me Serbinë. Marrëveshjet e pista zakonisht bëhen në verë, kështu i bënim dhe ne atëherë, këtë hile e dinim. Më shqetëson shumë fakti që të drejtat që u jepen komunitetit serb në këtë marrëveshje përveç asaj që fshehin dhe një karakater të pastër racor jam plotësisht dakord, diskriminues në kuptimin negativ, jo pozitiv. Këto kan? ? një karakter ekspansiv, këtu është problemi që këtu njihet e drejta që kjo Zajednicë të pasurohet me komuna të reja në ta ardhmen. Po me çfarë do zgjerohen. Ka ndonjë komunë që ka ngelur me shumicë serbe në Kosovë që nuk bën pjesë në Zajednicë? Jo! Rezultati i fundit i kësaj është kompaktësimi i komunitetit serb. Dihet rezultati ku do dilet dhe çfarë do kërkojnë më tej serbët,” tha Pëllumb Xhufi, historian.
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...
Asllani me fjalë të mëdha për trajneri Maran