Ambasadori i Italisë në Kosovë, Andrea Ferrarese duke folur rreth situatës politike në vend, pas gjuajtjes me vezë së kryeministri Isa Mustafa në Kuvend nga partitë opozitare, thotë se në demokraci janë të kuptueshme shprehja e pikëpamjeve të ndryshme, por nuk duhet t’i kaloj kufijtë dhe të kaloj në dhunë.
Ferrarese ka shprehur besimin e tij në popullin e Kosovës dhe në forcat politike kosovare, por ka bërë thirrje që të dominoi në secilin rast arsyeshmëria dhe përgjegjësia e secilit.
“Manifestimet e ndryshme dhe shprehja e pikëpamjeve të ndryshme bënë pjesë në secilën demokraci. Megjithatë, gjithmonë është një kufi sepse asnjëherë nuk duhet të kalojnë në dhunë. Prandaj, është e rëndësishme që secili ta ketë ndjenjën e përgjegjësisë sepse tashmë e dimë që gjithçka që ndodh në një vend të botës regjistrohet nga gjithë mediat e botës. Edhe një herë shprehem që kam besim në të gjitha forcat politike kosovare dhe uroj që qo manifestim që bëhet të mos kaloj dhe të bëhet i dhunshëm”, tha Ferrarese.
Diplomati italian nuk është përgjigjur nëse veprimi i opozitës në Kuvendin e Kosovës, i ka kaluar kufijtë apo jo.
“Shpresoj që këto shprehje të tanishme të mos marrin në të ardhmen forma të ndryshme”, theksoi ai.
Javën që shkoj kryeministri i Kosovës Isa Mustafa nuk u la të raportoi në Kuvendin e Kosovës për marrëveshjet e arritura në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, pasi u gjuajt me vezë nga partitë opozitare, çka bëri që të ndërpritej seanca për tri herë radhazi.
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...