Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri sot u takua me Ambasadoren e sapoemëruar të Austrisë në vend, Renate Kobler. Fokusi i diskutimit ishin bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve, me theks të veçantë në realizimin e projekteve të reja, si dhe intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve .
Efikasiteti i energjisë është fusha në të cilën është shprehur interes i përbashkët për realizimin e projekteve, me ç’ rast është i domosdoshëm intensifikimi i bisedimeve në nivel ekspertësh, në mënyrë që të ketë gatishmëri të plotë nga ana jonë për përfshirje në projektet energjetike rajonale nga kjo fushë.
Segmenti i dytë për të cilin u diskutua në këtë takim ishte mundësia e rritjes së shkëmbimit tregtar dhe bashkëpunimit ekonomik në përgjithësi, bazuar në trendet e shkëmbimit mes dy vendeve këtë vit.
Ministria e Ekonomisë ka shprehur gatishmërinë për të mbajtur seancën e dytë të Komitetit të përbashkët pas Marrëveshjes ndërmjet qeverisë së Austrisë dhe asaj të Maqedonisë maqedone për bashkëpunimin në sferat e ekonomisë, bujqësisë, industrisë dhe teknologjisë me ç’rast është dërguar edhe një letër zyrtare palës austriake.
Në përputhje me Marrëveshjen, të dy vendet kanë shprehur interesim për bashkëpunim dhe zhvillim në fushën e energjisë, hekurudhave, aviacionit, telekomunikimeve, furnizimit me ujë, mbeturinave dhe riciklimin, me ç’ rast ministri Neziri ambasadores Kobler ia ka riafirmuar qëndrimin e Maqedonisë për nevojën edhe të një takimi deri në fund të këtij viti.
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...
Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjev...
Rama nesër prezanton Prishtinën në “Expo AI 2026” në Washing...
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri