Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela ka reaguar pas publikimit të audio-përgjimeve të tjera nga gazeta gjermane, Bild, duke ngritur dyshime mbi autenticitetin e materialeve.
“Po bëhet verifikimi me shpejtësi i të gjitha akteve hetimore dhe të CD-ve të përgjimeve me qëllim verifikimin e autenticitetit të audiove të publikuara”, thuhet në reagimin e Prelës.
Për përgjimet që i përkasin dosjeve 339 dhe 184, Donika Prela thotë: “Nisur nga publikimet audio të bëra sot më datë 17.06.2019 në gazetën gjermane Bild, Prokuroria e Krimeve të Rënda njofton se ka filluar veprimet hetimore për verifikimin e elementëve të veprës penale të “Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete” të parashikuar nga neni 295/a i K.Penal.”
Në fund të reagimit, Donika Prela thekson se publikimi i këtyre materialeve ka cënuar rëndë imazhin e Prokurorisë Shqiptare.
“Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaron, se po ndjek me kujdes situatën e paprecedent të krijuar që ka cënuar rëndë imazhin e Prokurorisë Shqiptare dhe që është kryer në shkelje flagrante të ligjit”, shprehet Prela./tch/
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses