Cristiano Ronaldo ka falënderuar tifozët e Juventusit dhe Portugalisë pas një rishikimi të sezonit të tij të parë të suksesshëm në Itali.
Ronaldo ishte pjesë e Juventusit në triumfin e tetë radhazi në Serie A ndërkohë që siguroi çmimin Lojtari i Vitit në Itali pas 21 golave, transmeton portali arbresh.info.
Ish ylli i Real Madridit ishte me plotë lavdërata për besimin e ofruar në Torino duke i falënderuar tifozët për mbështetjen në triumfin e klubit.
“Çfarë sezoni i paharrueshëm”, ka shkruar Ronaldo në llogarinë e tij personale në rrjetin social Instagram. “Eksperienca të reja, klub gjigant, qytet ngazëllues, rekorde të thyera dhe tre tituj më shumë”
“Unë dua t’i falënderojë të gjithë tifozët e Juventusit për mënyrën e mrekullueshme se si më kanë pritur në Itali!”

“Ju jeni një pjesë e rëndësishme e të gjitha fitoreve tona”
Sa i përket fazës ndërkombëtare, 34-vjeçari ka udhëhequr Portugalinë drejt triumfit në Ligë të Kombeve duke shënuar një hat-trick gjithashtu kundër Zvicrës në gjysmëfinale./arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/ByswNqAgAaG/?utm_source=ig_embed
Kryeministri Rama ndan pamjet: Videokartolina e darkës së fu...
Digjet trafostacioni pranë fushës së futbollit në Klinë, rap...
2025-ta vit i njohjeve: Katër shtete njohën shtetësinë e Kos...
Kurti nga Vushtrria: Investimet dhe mirëqenia e qytetarëve p...
Sveçla njofton arrestimin e një të dyshuari për kidnapimin e...
Man City merr kreun e Premier League-s, shkëlqen Haaland