Sot u mbajt mbledhja e Kryesisë së LDK-së ku u diskutua për ecurinë e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë dhe procesin e zgjedhjeve mbrenda LDK-s.
Pas diskutimit të temave rreth zgjedhjeve u diskutua edhe për mbarëvajtjen e kuvendit të nëndegës Muhaxherët2 të degës së 3-të të LDK-së në Prishtinë.
Komisioni pas mbledhjes mori vendim që kryetar i kësaj nëndege të jetë Amir Simnica, kandidati i cili më 26 Maj fitoi bindshëm ndaj ish- kryetarit të nëndegës Rama Ajeti.
Këtë për Syri.net Kosova e konfirmoi kryetari i komisionit, njëkohësisht nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu.
Ai tha se Komisioni vendosi që Kuvendi i 26 majit të jetë legjitim, kundrejt Kuvendit të mbajtur me 8 qershor.
Për këtë vendim foli edhe vet kryetari i kësaj nëndege, Amir Simnica.
Ai për Syri.net Kosova tha se u rikonfirmua legjitimiteti i Kuvendit të 26 majit.
“Pas ankesës që kemi dërgu në komisionin e ankesave në kryesi të LDK-së, ne sot kemi pritur përgjigjen zyrtare nga ta. Edhe pse Kryesia e Degës së tretë vendosi që te mbajë edhe një Kuvend paralel me datën 8 qershor, duke mos respektuar rregullat e zgjedhjeve e gjithashtu duke mos respektuar as afatet ligjore të komisionit të ankesave, sot përfundimisht u vendos që të legjitimohet Kuvendi i datës 26 Maj ku unë u zgjodha më shumicë votash kryetar i kësaj nëndege dhe u zgjodh anëtarësia e re prej 18 anëtarëve”.
Ai shtoi se për këtë post partiak do të jap maksimumin për të mirën e komunitetit të nëndegës Muhaxherët2.
“Falenderoj banorët e lagjes për besimin dhe mbështetjen e tyre të parezervë”, shtoi Simnica.
Simnica për 4 vjet do të jetë kryetar i nëndegës Muhaxherët2.
The New York Times: Princi saudit i kërkoi Trumpit të vazhdo...
Rrugët e përgjakura/ Pesë të vdekur brenda pesë ditëve në ak...
Kuka: Ofertat për Majlindën vazhdojnë, por ajo mbetet besnik...
Sekuestrohen 2 kg heroinë dhe armë pa leje në Suharekë
Nëna Rukë tregon se si ju “flet” djemve të saj dëshmorë: “O ...
Kurti priti në takim komisionerin Kamp, flasin për zhvillime...