Dani Ceballos ka konfirmuar se do të largohet nga Real Madrid këtë verë.
Ish mesfushori i Real Betisit është përfolur shumë se është pjesë e lojtarëve që do të largohen dhe Ceballos ka lënë të kuptohet së fundmi për një gjë të tillë, transmeton portali arbresh.info.
“Zidane ka folur më mua dhe ai ishte shumë i qartë”, ka thënë Ceballos për radio stacionin Onda Cero. “Duhet të pranoj shpjegimet e tij në lidhje me atë se çfarë sheh në mua”
“Megjithatë, unë kam kontratë për katër vite më tjera dhe një klauzolë të lartë”
Ceballos është aktualisht në detyrë te skuadra kombëtare U21 e Spanjës.
“Kur të kthehem do të marr një vendim. Nëse largohem, unë dua të luaj për një skuadër ku ndihem i rëndësishëm”
“Dua të shfaqi se mund të luaj në çdo skuadër në Evropë. Unë jam një lojtar i ri që kërkon sukses dhe nuk mund të kaloj një tjetër vit duke mos luajtur”, përfundoi Ceballos./arbresh.info/
Plas ‘skandali’ tek Sllovakia para ndeshjes me K...
Shpërthime në Teheran në ditën e tretë të sulmeve SHBA–Izrae...
Kurti: Nuk ka kandidat konsensual dhe as marrëveshje politik...
Pse VV nuk po e kandidon Osmanin për presidente? – Përgjigje...
Trump nuk përjashton mundësinë e dërgimit të trupave amerika...
Vrasja e Ali Khameneit/ Kush është Hassan Khomeini, nipi 58-...