Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka kthyer përgjigje pas deklaratës së sotme nga eksperti amerikan Daniel Serwer.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se është i gatshëm për kompromis në zgjidhjen e problemit të Kosovës.
Por, ai ka insistuar se nuk është i gatshëm që Beogradi të jap gjithçka, e të mos fitojë asgjë.
Ai iu përgjigj deklaratës së Daniel Serwer, ekspert amerikan për Ballkanin nga Universiteti Xhon Hopkins në Uashington se Vuçiq nuk është i gatshëm për kompromis historik.
“Unë jam i gatshëm për kompromis, por nuk jam i gatshëm që ne të japim gjithçka, e të mos fitojmë asgjë. Atë film le ta harroj edhe ai edhe të gjithë të tjerët”, deklaroi Vuçiq për mediat serbe, transmeton lajmi.net.
Vuçiq ka thënë se gjatë javës do të bisedojë edhe me serbët nga Mali i Zi për gjendjen e tyre.
“Çfarë i kemi bërë ne vetes në periudhën 2005, 2006…? Por, do të shohim se si tani mund t’i ndihmojmë popullit tonë duke mos ndërhyrë në punët e një shteti tjetër”, shtoi ai. /Lajmi.net/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira