Pjesëtarët e policisë në Maqedoni janë të revoltuar nga Qeveria se ka vendosur që çdo polici të vrarë, familjes së tij ti japë 70 mijë euro si dëmshpërblim për jetën e humbur, bën të ditur Zhurnal.
Më e keqja është se këta para të premtuara edhe pas 5 muajve nga incidenti që ndodhi në Lagjen e Trimave në Kumanovë nuk u janë dhënë familjarëve të të vrarëve.
Gazetari, Zoran Bozhinosvki shkruan se parat nuk i kanë marrë familjarët e të vrarëve, por parat i kanë marrë vetëm policët e njësitit special që nuk janë plagosur në aksionin policor në Kumanovë. Cdo polic i Maedonisë që ka marr pjesë në aksion policor të Kumanovës, shteti e ka shpërblyer me 10 mijë euro. Por Bozhinosvski jep edhe një të dhënë tronditëse se 10 mijë shpërblim ka mar edhe shoferi i Ministrit të Punëve të Brendshme, Mitko Cavkov.
Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë në maj të jëtij viti vendosi që për aksionin policor në Kumanovë, për familjet e anëtarëve të vrarë të forcave të sigurisë t’u jep një kompensim financiar në shumën prej 70.000 euro për familje.
Qeveria poashtu kishte vendosur që të japë kompensim financiar prej 40.000 euro edhe për pjesëtarët e forcave të sigurisë që u plagosën në aksionin policor në Kumanovë. Ndërsa policët që vetëm morrën pjesë dhe nuk u plagosën morrën shpërblim nga 10 mijë euro shkruan Zhurnal.
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri
Gjermania arreston pesë të dyshuar për furnizim të firmave r...
Gjykimi i Endrit Nikës për vrasjen e argjentinases në Fushë-...
Gazeta nën pronësi të Ronaldos publikoi një ekskluzivitet, p...