Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu i shoqëruar nga drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, Afrim Avdaj, kanë vizituar Komunën e Rahovecit.
“Në takim me Kryetarin e Komunës, Smajl Latifi dhe Drejtorin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, z. Samir Mustafa, kanë diskutuar për funksionalizimin e shërbimit të hemodializës në këtë komunë.
Drejtori Sejdiu ka ofruar mbështetjen dhe përkrahjen e SHSKUK-së për të funksionalizuar sa më shpejt shërbimin e dializës në këtë komunë, në mënyrë që pacientët e Komunës së Rahovecit të mos drejtohen për dializë në Spitalin e Prizrenit.
Mjekët dhe infermierët e Spitalit të Prizrenit do të ndihmojnë në ofrimin e shërbimeve të dializës në këtë komunë. Ky shërbim pritet të filloj së shpejti”, thuhet në njoftimin për media.
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Latifi dhe drejtori i shëndetësisë, Mustafa kanë falënderuar drejtorin Sejdiu për përkrahjen e ofruar për funksionalizim të shpejtë të shërbimit të dializës në Rahovec.
UEFA shpreh ngushëllime për vdekjen e Fatjon Bunjakut
“Na duhet një partner i fortë”: Ndërkombëtarët kërkojnë form...
Policia intensifikon kontrollet ndaj motoçikletave, konfisko...
Objektivi i parë i Iraolës në krye të Liverpoolit është ish-...
KE: Projekti në Zvërnec mund të ndikojë në rrugën e Shqipëri...
Thellohet bilanci, 32 të vdekur dhe 200 të lënduar nga tërme...