Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot në Nju Jork do të diskutojë raportin e sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për punën e UNMIK-ut për periudhën nga 16 janari deri më 15 maj të këtij viti.
Në këtë takim ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq ka paralajmëruar se do të kërkojë shqyrtimin në vazhdimësi të çështjes së Kosovës në KS të OKB-së dhe nevojën e UNMIK-ut që të mbetet i angazhuar në zbatimin konsekuent të objektivave të përcaktuara, pa ndryshuar mandatin.
Aksioni i policisë së Kosovës kundër krimit dhe korrupsionit në veri, përfshirë arrestimin e një pjesëtari të UNMIK-ut, që kishte dalë në rrugë me makinën e tij për të penguar policinë e Kosovës të kryejë aksionin e saj, do të jetë në fokusin e seancës.
Ndryshe, SHBA dhe Britania e Madhe kanë kërkuar disa herë që seancat e KS të OKB-së të reduktohen, duke marrë parasysh realitetin e ri të krijuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ndërkohë që është kërkuar edhe reduktimi i stafit dhe buxhetit për misionin e UNMIK-ut.
Inaugurohet Muzeu Arkeologjik i Durrësit, Rama: Të promovojm...
Shqipëri-ShBA marrëveshje për energjinë/ Ambasadorja amerika...
KEDS refuzon rritjen e kapacitetit, bllokohet investimi gjig...
Murati akuzon opozitën: Po e shkelin Kushtetutën që nuk po m...
Kërçeli: Opozita e ka në dorë nëse do ta mbështesë zgjedhjen...
Kapen para të dyshuara fals në Bërnjak, ndalohet një shtetas...