Futbollisti më i mirë i Bullgarisë, Kiril Despodov ka deklaruar se fitorja është i vetmi opsion për skuadrën e tij në vigjiljen të sfidës me Kosovës.
Despodov ishte lojtari që u paraqit në konferencën për shtyp bashkë me trajnerin, Krassimir Balakov.
Ylli i Cagliarit e ka pranuar se Bullgaria është në presion të madh, por beson fuqishëm se do dalin me tre pikë nga stadiumi nacional ‘Vasil Levski’, përcjell lajmi.net.
”Unë jam i gatshëm dhe jam në dispozicion të trajnerit. Nëse ai mendon se jam gati dhe se duhet të startoj, atëherë kjo do të ishte e mrekullueshme për mua”.
“Futbolli është gjithmonë një sport i vështirë – si në Kombëtare ashtu edhe në klub. Duhet të fitojmë me çdo kusht nesër”, potencoi sulmuesi bullgar.
Kujtojmë se Despodov nuk luajti në ndeshjen e parë mes këtyre dy reprezentacioneve në ‘Fadil Vokrri’ për shkak të një lëndimi, me takimin që u mbyll baras 1-1.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër