Portugalia dhe Holanda përballen këtë të diel në finalen e parë të edicionit inaugurues të Ligës së Kombeve, një format i ri i UEFA-s që ka mbërritur në ndeshjen e fundit mes prestigjit dhe milionave. Cristiano Ronaldo, idhulli i shtëpisë do të synojë ti japë përfaqësueses një tjetër trofe pas fronit europian në 2016 por talentet në kampin e tulipanëve janë të paparashikueshëm.
Finalja e cila do të luhet në Porto, nuk do të ketë mbrojtësin veteran të Portugalisë, Pepe që pësoi frakturë në shpatull në suksesin me Zvicrën.
Fituesi i kopmpeticionit të parë të këtij lloji nga ana e UEFA-s, do të marrë thuajse 11 milionë Euro ndërsa finalja do të drejtohet nga arbitri spanjoll Alberto Undiano Majenco. Më herët të dielën, Anglia dhe Zvicra luajnë mes tyre për vendin e tretë./tch/
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arre...