Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në një protestë në Hong Kong kundër ligjit për ekstradim, për të cilin kritikët besojnë se mund të përdoret për përndjekjen e kundërshtarëve politik nga autoritetet kineze.
Sipas ligjit të ri për ekstradim, kriminelët e dyshuar mund të dërgohen në Kinë për t’u gjykuar. Protesta e sotme pritet të jetë më e madhja që nga viti 2014, kur kishin protestuar qindra mijëra njerëz.
Udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam, e ka dërguar këtë propozim për votim në kuvend në muajin korrik. Përkrahësit e këtij ndryshimi thonë se vendi ka legjislacion që do t’i mbrojë nga ekstradimi në Kinë ata që përballen me akuza religjioze ose politike.
Sidoqoftë, kritikët thonë se ish-kolonia britanike do t’i ekspozohet sistemit të brishtë të drejtësisë kineze dhe ligji i ri do ta cenojë pavarësinë e gjykatave të Hong Kongut.
Bazuar në ligjin e ri, autoritetet kineze do të kenë të drejtë të paraqesin kërkesë për ekstradim të të dyshuarve në Kinë, Tajvan dhe Makau, në rastet kur ata dyshohen për krime si vrasja dhe dhunimet seksuale. Megjithatë, zyrtarët e Hong-Kongut thonë se autoritetet vendore sërish do ta kenë fjalën përfundimtare për secilin rast, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...