Samuel Little, një i burgosur në Kaliforni që pretendon të jetë një nga vrasësit me më së shumti vrasje në historinë amerikane dyshohet të ketë vrarë 60 persona, tha një prokuror i Teksasit.
Prokurori i distriktit Ector, Bobby Bland tha se hetuesit kanë konfirmuar se Little është i lidhur me vdekje në 14 shtete, transmeton portali arbresh.info.

Little pretendon se ka vrarë njerëz mes viteve 1970 dhe 2005 në 14 shtete nga Florida në Kaliforni. Autoritetet më parë kishin konfirmuar se ai lidhje me 34 vrasje.
Little, tanimë 79-vjeçar është në një burg shtetëror të Kalifornisë ku është duke mbajtur burgim të përjetshëm për tri vrasje.
Ai ka bashkëpunuar me hetuesit nga shtete të ndryshme dhe është në gjendje të keqe shëndetësore./Arbresh.info/
Nis numërimi i votave të para
KQZ publikon shifrat: 712 mijë qytetarë votuan në zgjedhje, ...
Haxhiu bën thirrje që të ruhen votat: Zëri i qytetarëve duhe...
Këtu mund t’i ndiqni rezultatet preliminare të zgjedhjeve
“Sytë tanë janë te ju”, Kurti mesazh komisionerëve dhe vëzhg...
LDK merr mbi 17% për qind