Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka shprehur zhgënjim me rastin e anulimit të projektit për deponinë e materieve të rrezikshme në Harilaq të Fushë Kosovës, duke potencuar se as Ministria e Ambientit nuk ofroi alternativë tjetër.
“Sot, Bashkimi Evropian (BE) ka anuluar projektin për ndërtimin e deponisë për mbeturinat e rrezikshme në Kosovë.
Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se, përkundër takimeve, kërkesave të shumta me shkrim dhe insistimit të vazhdueshëm nga ana tyre, si pasojë e mungesës së vullnetit nga autoritetet lokale të Fushë Kosovës si autoritete kompetente për këtë çështje, projekti nuk u realizua dhe vendi ynë humbi 12 milion euro.
Për projektin “Hartimi i planit për deponinë për mbeturinat e rrezikshme”, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor identifikoi lokacionin në Harilaq, por u refuzua nga Kuvendi i Komunës së Fushë Kosovës, gjë që shpiu në anulimin e projektit. Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, nuk ofroi lokacion tjetër.
Sipas saj, është tejet zhgënjyes mos përkushtimi i autoriteteve lokale të Fushë Kosovës për realizimin e këtij projekti, duke mos përmbushur përgjegjësinë ndaj qytetarëve tanë për të garantuar ambient të sigurt.
“Vendi ynë aktualisht, nuk ka përkujdesje për mbeturinat e rrezikshme dhe si të tilla paraqesin kërcënim për shëndetin e qytetarëve tanë. Deponia do të ishte pa rrezik dhe në pajtim me standardet e evropiane, ashtu siç funksionon në BE”, ka thënë ajo.
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë, mes tyre...
Brezovica, Prevalla dhe Rugova, destinacionet më të vizituar...
Familjarët e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edm...
Zelensky: Ukraina po përgatitet për bisedime të reja paqeje ...
Bajrami: Nuk jam më nënkryetare e LDK-së, kam dhënë dorëheqj...