Liburni është kampion i Kosovës në futsall edhe për këtë edicion.
Ata kanë arritur të mbrojnë titullin duke mposhtur edhe në finalen e dytë skuadrën e Prishtinës për të siguruar trofeun e madh dhe shumë të dëshiruar për edicionin 2018/19, shkruan portali arbresh.info.
Koha e rregullt e ndeshjes në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet përfundoi baras me rezultat 3 me 3.
Por, skuadra nga Gjakova arriti të shënojë tri herë gjatë kohës shtesë duke mbyllur takimin me rezultat 6 me 3.
Kujtojmë se Liburni është edhe fitues i Kupës së Kosovës këtë edicion./arbresh.info/
Moti sot në Shqipëri
Leonit Aliu, futbollisti nga Fushë Kosova, viktimë e tragjed...
KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skadua...
Izraeli dhe Libani bien dakord për zbatimin e armëpushimit, ...
Horoskopi i datës 4 qershor, e enjte
Trump tregon se kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit