Ka më shumë se dy vjet që një figurë që ngjan me një rinoqeront familja Baftiaj, e mbajnë në shtëpi.
Atë e kishte gjetur Laur Baftijaj, në një përroskë të fshatit Sallagrazhdë të Suharekës.
Sipas asaj që ka deklaruar Baftiaj kjo figurë dukej të ishte që moti në vend, jo se ishte bartur nëpërmjet ujit.
Me idenë se figura është antike, atë fillimisht e kishin marrë komunarët por më pas me kërkesë të kryefamiljarit ajo ishte kthyer këtu në këtë shtëpi.
E drejtuesi i Institutit Arkelogjik të Kosovës Ekrem Rexha pohoi se nuk janë njoftuar nga komuna për këtë gjetje, që më pas të bëjnë gërmime arkeologjike në këtë vend.
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...
Asllani me fjalë të mëdha për trajneri Maran
Vdekja e dy të rinjve kosovarë në Shëngjin, Haradinaj: Bashk...
Trump: Do të doja ta takoja Ajatollahun iranian
KQZ miraton planin operacional për zgjedhjet e 7 qershorit