Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka pritur në takim zëvendësministrin e Mjedisit të Estonisë, Meelis Munt.
Me rastin e këtij takimi Ministri Matoshi tha se me Munt kanë folur për disa tema që do të përmblidhen edhe në një memorandum bashkëpunimi.
“Është kënaqësi të pres një delegacion nga Estonia. Ne sapo përfunduam një takim ku diskutuam disa tema të rëndësishme që ndërlidhen me ditën botërore të pastrimit të globit që do ndodhë më 21 shtator. Estonia ka udhëhequr dhe për vite me radhe është themeluese e ‘Lets Do It World’”.
“Pastaj të gjitha shtetet e kanë përcjellë këtë hap duke e shndërrua lets do it në një lëvizje globale. Dhe ne jemi të nderuar që këtë vit këtë vend udhëheqim këtë fushatë, por jemi të vetëdijshëm që na duhet përvoja e atyre që e kanë udhëhequr këtë fushatë për vite me radhë”, raporton EO, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa, zëvendësministri estonez i mjedist, Meelis Munt, tha se qëllimi i vizitës në Kosovë është koordinimi i veprimeve dhe mundësia e bashkëpunimit në fusha përkatëse.
Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...
Spiropali uron shqiptarët: 2026 nis me shpresë dhe angazhim ...
Aprovohen mbi 27 mijë fletëvotime nga diaspora, refuzohen rr...
Agim Ademi: Viti 2025 do të mbetet një nga kapitujt më të rë...