Autostrada e re Milladinovci – Shtip, e para në pjesën lindore të shtetit, sot është lëshuar për përdorim.
Investimi në këtë rrugë me gjatësi 47 kilometra, ka arritur mbi 200 milion euro. Lëshimi në përdorim i kësaj autostrade, udhëtimin nga Shkupi për në Shtip do ta zvogëlojë për gjysmë ore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve apelojnë tek shoferët që të respektojnë sinjalizimet horizontale dhe vertikale të vendosura në rrugë.
Autostrada është e gjerë 27.4 metra, ka katër korsi me nga 3.75 metra dhe dy korsi për ndalje me nga 2.5 metra. Shpejtësia e projektuar është 130 kilometra në orë./Telegrafi/
Reagon Hoti: Kosova duhet të ketë president që nuk është nga...
Irani kërcënon mbylljen e transportit detar në rajon nëse vi...
Konjufca: Rrugët tona me Osmanin prapë do të takohen, opozit...
“Këndoni për 250 vjetorin e SHBA-së”, Ambasada amerikane në ...
Distria Krasniqi synon medaljen e artë në Tbilisi
Zjarri në pallatin pranë QSUT, Rama: Do rindërtohet 100% nga...