Siç është konfirmuar nga Bloomberg, Cristiano Ronaldo nuk është më subjekt i akuzave për përdhunimin e një modeleje në Las Vegas.
Këto pretendimeve kundër Cristiano Ronaldos ishin bërë nga Katheryn Mayorga, transmeton portali arbresh.info.
Pretendimet ishin bërë në lidhje me një incident në vitin 2009.
Por, Katheryn Mayorga tani i ka dhënë fund procesit gjyqësor, gjë që do të thotë se sulmuesi i Juventusit tani mund të mbyll këtë kapitull.
A ka arritur Katheryn Mayorga marrëveshje me Cristiano Ronaldon?
Kjo çështje është ngritur gjithashtu nga Bloomberg që iu thotë lexuesve të tij që “dokumenti te gjykata nuk do të thotë nëse Ronaldo ka arritur marrëveshje me akuzuesen”.
A rape lawsuit against soccer star Cristiano Ronaldo that was filed last year in Las Vegas has been quietly dropped https://t.co/YZSHmgA5Q2
— Bloomberg (@business) June 4, 2019
“Një njoftim për tërheqje vullnetare u paraqit muajin e kaluar në gjykatën shtetërore të Nevadas në Las Vegas. Dokumentet nuk thonë nëse akuzuesja ka arritur ndonjë marrëveshje me futbollistin portugez”
Në vitin 2017, Der Spiegel raportoi që Ronaldo “pagoi me të holla” modelen (258.000 euro) në mënyrë që ajo të qëndrojë e qartë.
Sidoqoftë, në reagimet e mëparshme sulmuesi hedh poshtë të gjitha këto raportime./arbresh.info/
LVV sot mban tubim në Hajvali, merr pjesë Kurti
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të ndajmë të paktën 1 milia...
Sulm me armë zjarri në Afrikën e Jugut, të paktën dhjetë vik...
Zgjedhja e Endrit Shabani si Avokat i Popullit, Rama: E zgjo...
Dy raste të veprimtarive të kundërligjshme në një lokal në S...
“Mos lëshoni Pe”, Kusari-Lila ndan mesazhin që m...