Nani pretendon se bashkëlojtari i tij te Portugalia, Cristiano Ronaldo, është ende lojtari më i mirë në botë pavarësisht se nuk ka arritur nivelin e tij të lartë dhe të zakonshëm te Juventusi.
Ronaldo i ndihmoi Juves për të fituar titullin në Serie A dhe trofeun e Superkupë së Italisë në sezonin e tij të parë në Itali duke shënuar 28 gola brenda 43 paraqitjeve brenda të gjitha kompeticioneve, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë kishte numrin më të vogël të golave që nga sezoni 2008/09, kur shënoi 26 për Manchester United.
Por Nani, i cili tani është duke luajtur te skuadra Orlando City në MLS, nuk ka dyshime se Ronaldo është ende lojtari më i mirë në botë.
One month ago today, @Cristiano scored THIS bullet header in the Turin Derby! ??⚽ #ForzaJuve #CR7JUVE pic.twitter.com/ShNlbeCsdK
— JuventusFC ???? (@juventusfcen) June 3, 2019
“Ishte një sezon i suksesshëm për të. Mendoj se ai bëri një punë të mrekullueshme”, ka thënë Nani për Omnisport.
“Nuk është lehtë për të të luaj në Itali sepse futbolli aty është shumë taktik, mbrojtësit aty mbrohen shumë”
“Ai shënoi shumë gola, vazhdoi të jetë më i miri në botë. Mendoj se bëri një punë të mrekullueshme”
Edhe pse siguruan titullin e tetë radhazi në Serie A, ata dështuan sërish të sigurojnë trofeun e Ligës së Kampionëve duke u eliminuar në çerekfinale nga Ajaxi./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...