Gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve është sllovaku Damir Skomina, i cili do të finalizoj tripletën evropiane mbrëmjen e sotme (e shtunë) në Wanda Metropolitano.
Skomina mori detyrën në finalen e Evropa Ligës mes Ajaxit dhe Manchester United në vitin 2017 si dhe ndeshjes së Superkupës së UEFA-së mes Chelseas dhe Atletico Madridit në vitin 2012, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk i kam vendosur vetës këto shënjestra”, ka thënë Skomina për UEFA.

“Por, unë besoj se kam punuar shumë gjatë viteve për të arritur deri këtu. Jam shumë krenar që jam zgjedhur për këtë ndeshje”, shton Skomina.
Finalja e Ligës së Kampionëve mes Tottenhami dhe Liverpoolit fillon në ora 21:00./arbresh.info/
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...