Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se do të shpallë kandidaturën e tij për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 gjatë këtij muaji, raporton Anadolu Agency (AA).
“Më 18 qershor do të shpall kandidaturën time presidenciale me zonjën e parë Melanie, nënpresidentin Mike Pence dhe zonjën e dytë Karen Pence”, tha Trump.
Shpallja do të mbahet në një miting në Orlando të Floridës.
Trump ka ngritur mbi 30 milionë dollarë për zgjedhjen e tij, më shumë se çdo kandidatë tjetër demokrat, veç 41 milionë dollarëve që presidenti ka kursyer në bankë.
Fondi më i madh i kandidatëve demokratë është senatori Bernie Sanders me 18 milionë dollarë.
Pavarësisht asaj se ende nuk e ka shpallur ofertën e tij, Trump tashmë ka nisur fushatën duke organizuar mitingje në shtetet e Pensilvanisë dhe Floridës.
Presidenti amerikan së fundmi po ashtu ka arritur vlerësim më të lartë në dy vitet e fundit të presidencës së tij, 48 për qind sipas një sondazhi nga Universiteti i Harvardit.
Çmimi i arit rikthehet mbi 5000 dollarë
Labi ia huq, thotë se gjeli bën ve
Prishtina e Re godet sërish në merkato, transferon Dejan Tra...
Elijona habit me mungesën e njohurive, nuk e di çka është FS...
SHBA refuzon kërkesën e Iranit për ndryshimin e vendit dhe f...
Muriqi në pesëshen që lufton për Këpucën e Artë