Telefonët janë përgjuar në çdo kohë dhe sërish përgjohen, dhe kjo sigurisht që nuk i konvenon askujt, por si ta dini nëse telefoni juaj po përgjohet.
Më poshtë ju sjellim 6 mënyra për ta kuptuar atë:
1.Kontrolloni se sa gjatë mban bateria e telefonit tuaj. Bateria e telefonit celular përdoret në rastet e dërgimit të SMS-ve apo informatave me zë, ose gjatë aktivizimit të mikrofonit pa kabllo, shkruan Gazeta Metro.
2. Nëse qëndrueshmëria e baterisë zvogëlohet në mënyrë drastike sesa në rastet e zakonshme, madje edhe pas vendosjes së baterisë së re, telefoni juaj me gjasë përgjohet.
3. Kontrollojeni temperaturën e telefonit tuaj celular. Bateria bëhet e nxehtë kur përdoret, ndërsa nëse ju nuk e keni përdorur telefonin celular dhe bateria është e nxehtë, atëherë kjo lë të kuptohet se telefoni po shfrytëzohet pa njohurinë tuaj.
4. Shihni punim të çuditshëm të telefonit. Nëse celulari juaj fillon befasisht të ndalet dhe lëshohet vetvetiu ose ju nuk mund ta ndalni, atëherë mund të ndodhë që dikush tjetër shërbehet me telefonin tuaj.
5. Kushtoni rëndësi mesazheve të koduara. Nëse merrni një mesazh tekstual në formë kodi me shifra dhe simbole në vend të fjalëve, ky mund të jetë tregues i tentimit të transmetimit të të dhënave nga personi i tretë.
6. Dëgjoni zërat paralel kur jeni duke biseduar. Jehonat mund të shkaktohen nga pengesat në transmetimin e të dhënave, sinjaleve ose zërit, por shkaktar mund të jetë edhe pajisja të cilën një i tretë e përdor për përgjimin e telefonit tuaj celular.
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...