Dhjetëra mijëra myslimanë palestinezë u mblodhën në xhaminë Al-Aksa të Kudsit për të shënuar të premten e katërt dhe të fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Meshkujt mbi 40 vjeç, fëmijët nën moshën 12 vjeç dhe gratë e të gjitha moshave u lejuan nga autoritetet izraelite të hyjnë në Kudsin Lindor të okupuar.
“Rreth 260,000 besimtarë palestinezë u shfaqën për t’u lutur në Al-Aksa për të premten e fundit të Ramazanit,” tha për AA, Shefi Azzam al-Khatib, drejtor i përgjithshëm i agjencisë Waqf të Kudsit (agjenci fetare).
Sipas al-Khatib, besimtarët ende po mbërrijnë në portalin ikonik për të shënuar Natën e Kadrit, që përkujton shpalljen e Kuranit të Shenjtë tek profeti Muhamed.
Ndërkohë, policia izraelite rriti sigurinë në kompleksin e Xhamisë Al-Aqsa, duke vendosur qindra trupa brenda dhe rreth qytetit të vjetër të Kudsit.
Izraeli që nga lufta arabo-izraelite e vitit 1967 ka okupuar ilegalisht Kudsin Lindor, ku gjendet Al-Aksa.
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK