Pas sfidës tepër fitimprurëse në vitin 2017, Floyd Mayweather Jr dhe Conor McGregor mund të përballen në një rimeç në të ardhmen.
Sipas Leonard Ellerbe, Floyd Mayweather dhe Conor McGregor mund të vendosin për një rimeç madhështor në të ardhmen, transmeton portali arbresh.info.
Kampioni i pamposhtur në boks, Mayweather mposhti superyllin në UFC, McGregor, në raundin e tetë të betejës mes tyre mjaftë fitimprurëse në vitin 2017.
Këshilltari afatgjatë i Mayweather dhe drejtori i Mayweather Promotions, Ellerbe tani pretendon se McGregor është “gjithmonë i hapur” duke lënë të kuptohet se rivaliteti i tyre mund të rindezët në ring sërish.
Ellerbe i është përgjigjur komenteve nga irlandezi në një intervistë së fundmi në të cilën ai pretendoi se do të fitonte nëse i ipet shansi për një rimeç.
“Kjo është interesante. Nuk e kam dëgjuar këtë por Conor McGregor e di se ai është gjithmonë i hapur”, ka thënë Ellerbe për TMZ Sports.
“Kam shumë respekt për Conorin, Danan dhe këta djelmosha. Nëse Conor McGregor dëshiron diçka të tillë sërish, ai e di se çfarë duhet të bëjë”
“Ai e di se çfarë duhet të bëjë. E gjitha që duhet të bëjë është të thërras Danan. Kjo është e gjitha”
“Nuk mund të flas për Floydin por do t’iu tregoj që nëse Conor McGregor dëshiron t’i rrihet bytha sërish, unë jam i sigurt se Floyd do ta bënte këtë”
McGregor ka njoftuar për pensionimin e tij tronditës nga UFC gjatë muajit mars, por besohet se ai ka në plan të luftoj sërish marrë parasysh komentet e tij./arbresh.info/
Vrasësi i ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe dënohet me bu...
Osmani viziton familjen e Rugovës në rezidencën e tij në 20-...
Momenti kur Labi mësoi nga bashkëshortja në telefon se i ka ...
Rama: Prokurorëve u paguajmë rroga më të larta se unë dhe en...
Osmani ftohet nga Trump në Bordin e Paqes, Rama uron Kosovën
Edhe dhëndri i Trump’it Kushner në Shqipëri, shoqërohet me f...