Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe 19 janë të zhdukur, pasi një barkë u fundos në lumin Danub në Budapest, raportojnë mediat shtetërore.
Tridhjetë e tre persona, shumica nga Koreja e Jugut, ishin në bordin e varkës kur u godit nga një anije ndërsa ankorohej, tha agjencia e lajmeve MTI, transmeton portali arbresh.info.

Incidenti ndodhi të mërkurën rreth orës 22:00 të kohës lokale.
Lumi Danub, një atraksion popullor për turistët, u rrit për shkak të reshjeve të mëdha, duke shkaktuar rryma të forta.
Varka që u mbyt u identifikua si “Hableany” ose Sirena. Anija ka dy kuvertë dhe një kapacitet prej 45 personash për udhëtime vizitë./Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...