Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Grupi Ballkanik për Hulumtime të Politikave (BPRG), sot mbajnë konferencën ndërkombëtare “Njëzet vite pas: Perspektivat dhe sfidat për Ballkanin Perëndimor”.
Në mesin e një numri të gjerë të ekspertëve vendas dhe zyrtarëve qeveritarë, do marrin pjesë edhe një numër i madh panelistësh të shquar ndërkombëtarë, nga SHBA, BE, Gjermania, Norvegjia, Hungaria, Slovenia, Rusia, Maqedonia, Shqipëria, dhe përfaqësuesit e institucioneve vendore.
Ndër temat mbi të cilat do të diskutohet janë përgjegjësia për të mbrojtur – mësimet e marra dhe rruga përpara, pastaj bashkëpunimi ndërmjet NATO-s dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe Kosova dhe Serbia në kërkim të një marrëveshjeje finale të paqes.
Konferenca mbahet në Hotel “Emerald” prej orës 9:30.
“Nuk kemi rol”, Ambasada Britanike përgënjeshtron Feride Rus...
Musliu për Kurtin: Nuk do të doja që vendi të binte në dikta...
Mali i Zi nikoqir i samitit BE-Ballkani Perëndimor
Pacolli: Në disa raste, duket sikur Kosovës nuk i duhen më a...
16-vjeçari rrezikoi të mbytej, nxirret me mjet lundrues – tr...
Një i lënduar nga përplasja e dy kamionëve në aksin Gjilan-K...