Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot U.D. Drejtoreshën e Zyrës për Çështje të Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Susan Falatko, e cila shoqërohej edhe nga ambasadori Philip Kosnett.
Presidenti Thaçi dhe drejtoresha Falatko biseduan për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.
“Kosova është e përkushtuar për forcimin e fqinjësisë së mirë. Dialogu duhet të vazhdojë pa kushte, me një mbështetje konsensuale të të gjitha shteteve të Kuintit”, u shpreh presidenti Thaçi, duke theksuar se roli i SHBA-së është i pazëvendësueshëm”.
Po ashtu, presidenti Thaçi theksoi se lufta ndaj krimit të organizuar, kontrabandës dhe korrupsionit është permanente dhe ajo do të vazhdojë.
“Institucionet vendore para një viti kanë marrë kompetencat në fushën e sundimit të ligjit dhe tani kemi një dinamikë të shtuar”, ka thënë presidenti Thaçi.
Në anën tjetër, drejtoresha Susan Falatko theksoi rëndësinë që Kosova të mbetet e përkushtuar në forcimin e sundimit të ligjit dhe në arritjen e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.
Ajo rikonfirmoi se SHBA-ja do të mbetet e përkushtuar në avancimin e interesave bilaterale dhe rajonale.
Presidenti Thaçi e falënderoi drejtoreshën Falatko për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së. /GazetaExpress/
Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër