Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Gecaj ka hedhur kritika të shumta në drejtim të sistemit të drejtësisë së Kosovës.
Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se prokurori i cili babain e tij ka përndjekur politikisht më 1982, sot është Shef i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Ka thënë se ky njeri ka përndjekur me dhjetëra e dhjetëra persona të cilët kishin një kërkesë, atë të Republikës së Kosovës.
Shkrimi i plotë i tij:
Keto dite po flasim te gjithe per sistemin e drejtesise ne Kosove. Dua ta ndaj me ju miq, mosbesimin tim personal me kete sistem!
Prokurori i cili kishe perndjekur babain tim politikisht ne vitin 1982, pra, personi i cili skenarin, montimin dhe zgjerimin e rastit, së bashku me oficeret e sigurimit serb te udb (emrat e njohur per mua dhe familjen) është sot Shefi i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Unë isha femijë, babai im ishte denuar 12 vite politikisht, pas 8 viteve eshte liruar, ne vitin 1989.
Ky njeri ka perndjekur me dhjetra e dhjetra persona te cilet kishin nje kerkese, nje kerkesë te vetme, atë të Kosovës Republikë. Tani ai eshte Kryeprokuror Special i po asaj Republike!
Në Kosovë është ndërtuar një drejtësi e cila perceptohet si korruptive, abuzuese, diskriminuese e selektive. Tash, askush nuk beson më në askend. Koha e UMNIK-ut kishte kaluar e ne kemi vazhduar me po të njejtit persona e me avaz edhe 10 vite me pas, pra me ata të cilët iu kishin sherbyer me zell serbeve. Thjesht, me persona te cilet i kishin duart me gjak.
Dogana zbulon mallra të padeklaruara në vlerë rreth 13 mijë ...
Rodri dënohet me 80 mijë funte pas kritikave ndaj gjyqtarit
Rusia dhe Kina rihapin lidhjen hekurudhore pas 6 vitesh
Kur merret vendimi për dekretin e Presidentes? Flasin nga Gj...
Konfirmohet një tjetër mungesë e madhe për Realin ndaj Cityt
Kurti priti në takim përfaqësues të BERZh-it, flasin për zba...