I mbijetuari në Masakrën e Burgut të Dubravës dhe protagonisti kryesor i ngjarjes së fundit në përvjetorin e kësaj masakre si dhe dëshmitar në Tribunalin e Hagës , Shefqet Kabashi, ka folur për ngjarjet e luftës, krahun e Ramush Haradinajt dhe Tahir Zemës, Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së dhe FARK-un dhe rivalitetin mes këtyre të fundit.
Kabashi në emisionin “Pressing” në televizionin T7 ,ka thënë se gjatë kohës së luftës ishte krah i kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj
“Unë kam qenë krah i Ramush Haradianjt gjatë luftës. Dhe ky krah kemi qenë shumë më agresiv karshi krahut të Tahir Zemës, komandantit të FARK-ut,” ka deklaruar Kabashi në Pressing.
“Shtabi i Përgjithshëm në përgjithësi nuk ka qenë kundër krahut të Tahir Zemës, ato ma shumë kanë qenë lojra politike,” ka thënë Kabashi.
“Në Rrafshin e Dukagjinit FARKU kanë qenë më të organizun, edhe Tahir Zema ka dhanë urdhën me u largu. Mirëpo të njëjtën kohë janë largu edhe ushtarët e Ramushit, perveç Ramushit” tha Kabashi.
“Unë e kam pshtu Ramush Haradinajn prej burgut, pa marrë parasysh a e ka bo krimin a po jo. Une kam qenë protagonist kryesor në dobi të Ramushit sepse nuk kam dëshmu kundër tij në Hagë.” shtoi Kabashi./Express
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...