Oskar nuk është musliman, por ka vendosur ta agjëroj Ramazanin. Ai është nga Oxfordshire, Britani e Madhe. Ndonëse 15-vjeçar, ka një koncept tejet të avancuar të krijimit të lidhjeve të forta shoqërore.
“Kam vendosur ta mbështes shokun tim të mirë, Kajanin, pasi mendoj se e ka pak të vështirë t’ia dalë mbanë, prandaj mendova se t’i bashkëngjitëm në agjërim do ta ndihmonte”, thotë ai.
Ata janë shokët më të mirë, dhe e mbajnë këtë titull prej kur ishin fare të vegjël.
Tani, krahas ushtrimeve të karatesë, ata ndajnë bashkë syfyrin dhe iftarin, por për më tepër ndajnë bashkë abstenimin nga ushqimi nga muzgu deri në agim.
“Ramazani është test për besnikëri ndaj Zotit”, thotë 15-vjeçari Kajan, i cili thekson se agjërimi ia shton durimin edhe në kohët më të vështira.
Kajan dhe Oskar bëjnë iftar bashkë në orën 9 të mbrëmjes. Për Oscar, pjesa e vështirë është mos marrja e çamçakëzëve.
Ata në fakt kanë incizuar në video momentin kur bëjnë iftar me 3 hurma dhe një gotë ujë. Pjesa e preferuar më pas janë hamburgerët, të cilët u kanë munguar mjaft.
Kajan e vlerëson tej mase besnikërinë e shokut të ngushtë, ndërsa ky i fundit thotë se kjo ishte më e pakta që mund të bënte për mikun e tij që nuk e kursen veten për ta bërë secilin të qeshë dhe të ndjehet mirë. /tesheshi.com/
Trump: FIFA do të mbledhë 75 milionë dollarë për projektet s...
Sot protesta e opozitës para Kryeministrisë, rrugët që bllok...
Hekuran Murati: Buxheti 2026 është i përkohshëm dhe emergjen...
LDK nuk mbështet Buxhetin 2026, Lushaku kërkon votimin e ame...
Tahiri: PDK nuk do ta votojë Buxhetin 2026
Nagavci: VV mbështet Buxhetin 2026 dhe amendamentet për Pris...