Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), javën e ardhshme do të ketë reshje më të theksuara që priten të jenë ditën e enjte dhe të premte, ndërsa, ditët tjera me mot me diell dhe reshje lokale dhe të izoluara shiu.
“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit, do të lëvizin ndërmjet 17-25 gradë Celsius. Të premten parashihet të shënohen vlerat më të ulëta të temperaturave maksimale, ndërsa të mërkurën, merkuri në termometër parashihet të shënojë vlerat më të lartë, deri 25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-15 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Me 25 minuta vonesë, fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Kërçeli shpreh mbështetje për krerët e UÇK-së, mohon se ia s...
Arrestohet ish-kryetari i FFM-së, Muhamed Sejdini
Skandal në Rahovec: Profesori demonstron në klasë mbrojtje d...
Mourinho, mes trajnerëve të ofruar Real Madridit
Çmimi i naftës në rënie, sot deri në 1.64 euro për litër në ...