“Vetëm për muajin janar dhe shkurt diku më tepër se 50% i fondit të rezervave shtetërore janë shpenzuar”
Për shënimin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ishin ndarë 500 mijë euro.
Këtë shumë, Qeveria e Kosovës e pati ndarë nga fondi i rezervave shtetërore.
Kurse për individ të caktuar, festa të ndryshme dhe për lobim për Kosovën, vitin e kaluar kishte marrë 16 vendime për ndarje të parave nga rezervat shtetërore, raporton T7.
Vetëm deri më tani këtë vit, është shpenzuar 50% e komplet fondit të këtyre rezervave.
E këtë fenomen, opozita në Kosovë po e quan abuzim me paranë publike.
E Driton Selamaj nga radhët e LDK-së, thotë që Qeveria Haradinaj këto para po i ndanë për interesa të ngushta politike.
Me 12 mars të këtij viti, LDK kishte propozuar një rezolutë për ndalimin e ndarjes së parave pa kriter, por kjo gjë nuk e kishte arritur kuorumin e nevojshëm në Kuvend.
Për këtë gjë, Selamaj e fajëson kryetarin e Kuvendin të Kosovës, Kadri Veselin dhe koalicionin PAN.
Se kjo gjë e dëmton buxhetin e Kosovës, e thotë edhe Albana Rexha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.
Në fund, Rexha thotë organizatat buxhetore duhet ta bëjnë një planifikim me ta duhur të aktiviteteve dhe të buxhetit gjatë planifikimit vjetor
Reagon Agim Musshabanaj, prindi që u sulmua nga djali në Deç...
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...
Daçiq jep versionin e Serbisë për arrestimin e Lozhanit, MPB...
Atalanta kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, fiton bi...
Amerikanët trajnojnë ushtarët e Kosovës dhe Shqipërisë për i...