Zëvenëskryeministri, Enver Hoxhaj ka kërkuar nga Vatikani njohjen e Kosovës.
Këtë ai e ka bërë në një takim që ka pasur me nuncin apostolic të Vatikanit për Kosovën, Mosinjor Jean Marie, shkruan lajmi.net.
Sipas tij, Vatikani është përkrahës i madh i pavarësisë së Kosovës.
“Diskutim i shkëlqyeshëm me nuncin apostolik të Vatikanit për Kosovën, Monsinjor Jean-Marie. Vatikani është mbështetës i madh i pavarësisë së Kosovës, ndërsa tani kur jemi në përmbyllje të shtetndërtimit njohja nga Selia e Shenjtë është e domosdoshme”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...