Zëvendësministri i Shëndetësië, Asim Musa pas raportimeve se janë sëmurë 50 për qind e të punësuarve në e personelit mjekësor në spitalin e Strugës tha se në repartin kirurgjik të spitalit të përgjithshëm të Strugës janë sëmurë 16 për qind e të punësuarve, përkatësisht nëntë nga 56 punonjës shëndetësorë që punojnë në këtë repart.
Ai shtoi se në spitalin e përgjithshëm, 70 për qind e të punësuarve janë vaksinuar duke njoftuar se ata që s’janë vaksinuar deri tani, do të marrin MRP vaksinën, përcjell telegrafi maqedoni.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë theksohet se reparti kirurgjik do të jetë i mbyllur për një javë, ndërsa pacientët do ta kenë mbrojtjen e domosdoshme shëndetësore. Ata do të çohen në spitalet e Ohrit dhe Manastirit.
Nga fillimi i epidemisë së fruthit e deri tani, në Qendrat për Shëndet Publik, janë vaksinuar 1.780 persona, prej tyre 65 për qind janë punëtorë shëndetësorë, studentë dhe nxënës në shkollat e mesme medicinale.
Numri në total i personave të vaksinuar deri në moshën 14 vjet me MRP vaksinën nga fillimi deri tani është 25.808.
“Vaksinimi është e vetmja masë për parandalimin e shpërndarjes së epidemisë së fruthit dhe rritjes së imunitetit kolektiv”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Çmimi i naftës bie pas paralajmërimit të Donald Trump ndaj I...
Theret me thikë një person në Kaçanik, arrestohet i mituri
Zogaj: Po flitet për rikthimin e Osmanit në LDK, do ta anali...
Mjekët e rinj të Vlorës, Rama: Shembull përkushtimi dhe prof...
Trump kritikon liderin e ri të Iranit: Emërimi i Mojtaba Kha...
Ministri iranian: Sulmet do të vazhdojnë për aq kohë sa të j...